Receta e Cekes: HAJVAR ME SPECA TË PJEKUR

  • 06 November 2017 - 09:15
Receta e Cekes: HAJVAR ME SPECA TË PJEKUR

PËRBËRËSIT: 15 kg speca, 8 dkg vaj, 2 lugë sheqer, kripë sipas shijes, një 1 lugë esencë uthulle. Specat e larë dhe të pastruar nga farat, piqen, qërohen dhe bluhen në makinë mishi. Në tenxhere me fund masiv nxehen 2 dcl vaj, pastaj hidhet masa e specave të bluar. Hajvari përzihet kohë pas kohe dhe vlon gjersa të avullojë lëngu. Hidhet kripë sipas shijes, pjesa e mbetur e vajit, dhe sa të marrë edhe një valë, hajvari i nxehtë derdhet në kavanoza të nxehtë. Kavanozat mbyllen me celofan të dyfishuar, mbulohen me batanije dhe pas 24 orësh vendosen në vend të freskët.

(Kosova Sot)