< Reçeta e Cekës - Kanelone të mbushura me mish të bluar dhe spinaq - Reçeta - Kosova Sot
Reēeta e Cekės - Kanelone tė mbushura me mish tė bluar dhe spinaq

Reēeta e Cekės - Kanelone tė mbushura me mish tė bluar dhe spinaq

PËRBËRËSIT: 6-7 kanelone, 450 gr mish të bluar, 200 gr spinaq, 1 qepë, 1 thelb hudhre, 3-4 domate të qëruara dhe të grimcuara, 25 gr gjalpë, 1 lugë vaj, 1 lugëz borzilok, kripë, piper. SALCA: 25 gr gjalpë, 25 gr miell, 4. 5 dcl qumësht, 75 gr kaçkavall në rende.
Në gjalpë dhe vaj, fërgohen qepa e grirë imët dhe hudhra e shtypur për 4 minuta. Shtohet mishi i bluar dhe fërgohet gjersa të avullojë lëngu. Shtohen domatet, spinaqi i grirë hollë, borziloku, kripa dhe piperi. Ena mbulohet, fërgohet 15 minuta, kohë pas kohe duke e përzier. Largohet kapaku, fërgohet edhe 5 minuta, gjersa të shteret i tërë lëngu, pastaj largohet nga zjarri dhe ftohet. Ndërkohë zihen kanelonet në ujë të valë 8-10 minuta, gjersa të zbuten. Kullohen dhe shpërlahen me ujë të ftohtë përbrenda dhe jashtë dhe prapë kullohen mirë. Ena, ku do të piqen, lyhet me gjalpë. Mbushen kanelonet me yçin e përgatitur dhe palosen në enë qelqi të rezistuar në zjarr. Në 25 gr gjalpë, në zjarr të ngadaltë, fërgohet mielli 1 minutë. Duke e përzier vazhdimisht, hidhet qumështi dhe përzihet gjersa të trashet në masë të duhur. Shtohen 50 gr kaçkavall në rende, kriposet dhe i hidhet piper. Përzihet mirë, gjersa të fitohet një krem i lëmuar, hidhet mbi kanelone dhe futet në furrë të nxehur me temperaturë 180 gradë Celsius. Piqen 30 minuta dhe shërbehen të nxete.

(Kosova Sot)

5 orë e 4 minuta më parë