Receta e Cekës - Krostatë me mollë jonatan

  • 24 November 2017 - 09:28
Receta e Cekës - Krostatë me mollë jonatan

Përgatitet brumi sikurse për mollë të tharta. Mollët priten në flegra më të trasha, palosen në tepsi të lyer, u hidhet sheqer vanilje, 1 lugë sheqer dhe 2-3 lugë gjalpë i shkrirë dhe futen në furrë që të piqen për 15 minuta. Mbi molla të pjekura vihet brumi i holluar dhe futet në furrë për t’u pjekur për 30 minuta. Pasi të largohet nga furra, krostata përmbyset në pjatë madhësie të enës ku është pjekur. Pasi të ftohet, pritet në pjesë të dëshiruara

(Kosova Sot)