Reçeta e Cekës: QERVISH ME MIELL MISRI E PULE SHTEPIE

  • 04 December 2017 - 08:41
Reçeta e Cekës: QERVISH ME MIELL MISRI E PULE SHTEPIE

PËRBËRËSIT:

1 pulë shtëpie, 2 karota, 2 lugë gjalpë, 4-5 lugë miell misri, 3 thelpinjë hudhër, 1 lugë uthull, kripë, piper, vegetë.

Pula e pastruar, e përcëlluar, pritet në copa racioni. Vehet në tenxhere me ujë të ftohtë, hidhet kripë dhe zihet varësisht nga vjetërsia, gjersa të zbutet mishi. Në enë me yndyrë të shkrirë, hidhet mielli dhe përzihet vazhdimisht gjersa ta ndërrojë ngjyrën. Hidhen hudhrat e shtypura dhe gradualisht derdhet supa duke e përzier vazhdimisht, në mënyrë që mos të mbesin kokrriza mielli. Pasi të trashet masa, por të jetë e derdhur, rregullohet me piper dhe derdhet në tavë. Mbi qervish vendosen copat e mishit, hidhet pak vegetë dhe tava futet në furrë të nxehtë, gjersa të skuqet mishi në sipërfaqe.

(Kosova Sot)