Reçeta e Cekës: NJOKE ME MISH QENGJI - Reçeta - Kosova Sot
Reçeta e Cekës: NJOKE ME MISH QENGJI

Reçeta e Cekës: NJOKE ME MISH QENGJI

PËRBËRËSIT:

1 kg. mish qengji, 5-6 tuba qepë të njoma, 2 karrota 1 dcl vaj ulliri, kripë, piper.

BRUMI:

4 vezë, 1 lugë vaj, vegetë, miell. Fërgohen qepët në zjarr të ulët së bashku me mishin e prerë në racione. Mbulohet ena dhe në avull dhe lëngune vet ziejnë 10 min. Hidhet specall, kripë, piper, 1/2 gotë ujë, mbulohet ena me kapak dhe në zjarr të ulët zihen gjersa të zbutet mishi. Në ndërkohë përgaditet brumi për njoke. Vezët tunden me 1 lugë vaj dhe vegetë. Shtohet aq miell duke e tund me lugë druri, sa të gatuhet një brum më i trashë se i petullave. Vlohet 1 litër ujë dhe në të me anë të lugës hidhen njoket. Ziejnë gjersa të depërtojnë mbi ujë. Njoket e ziera, largohen nga uji me lugë të shpuar dhe vendosen në lëngun dhe mishin e zier. Shkundet tenxh. në mënyrë që ato të ulen në lëng mishi. Vazhdon zierja në tenxh. me mish, gjersa ta thithin tër lëngun e mishit.

(Kosova Sot)

19 orë e 51 minuta më parë
22/10/18