Reçeta e Cekës - Domate të mbushura - Reçeta - Kosova Sot
Reēeta e Cekės - Domate tė mbushura

Reēeta e Cekės - Domate tė mbushura

PËRBËRËSIT:

1 kg domate të madhësisë së njëjtë,

300 gr kërpudha,

100 gr ullinj,

3 speca,

200 gr oriz,

2-3 hudhra të reja,

kripë,

piper,

vaj ulliri. 


Domatet pastrohen nga brendia dhe kullohen mirë. Orizi i pastruar zihet 10 minuta në ujë të njelmët. Specat dhe kërpudhat e prera imët fërgohen 5 minuta. Shtohen hudhrat e prera dhe një pjesë e brendisë së domateve të prera në kubikë të vegjël. Orizi gjysmë i zier kullohet mirë dhe bashkohet me masën e kërpudhave. Rregullohet me kripë, piper shtohen ullinjtë e pastruar nga bërthamat, majdanozi i grirë hollë, vaji dhe me këtë masë mbushen domatet, kurse mbi u vihet nga një kërpudhë. Brendia e mbetur e domateve hidhet përreth, hidhet pak kripë dhe tava futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për 15 minuta. Domatet zbukurohen me rrikë dhe kopër të freskët.

(Kosova Sot) 

14 orë e 45 minuta më parë
17/01/18
aaaaaaaa