Reçeta e Cekës: ROLADË FRANCEZE - Reçeta - Kosova Sot
Reēeta e Cekės: ROLADĖ FRANCEZE

Reēeta e Cekės: ROLADĖ FRANCEZE

PËRBËRËSIT: 500 gr mish të bluar, 3 lugë galetë, mëlmesa sipas dëshirës, kripë, 5 vezë, 150 gr proshutë, 3 lugë ajkë. 

Në masën e mishit shtohen galeta, 1 vezë, majdanoz i grirë hollë, erëza sipas shijes dhe kripë. Masa përzihet mirë dhe shtrihet në folie, në formë katrore. 4 vezë tunden me pirun. Hidhet pak vegetë dhe fërgohen në pak yndyrë në tigan ca më të madh, vetëm nga njëra anë. Vezët e fërguara vendosen mbi mishin e bluar, kurse mbi vezë hidhet proshuta e grimcuar dhe e tërë kjo lyhet me ajkë. Me anë të folies mbështillet rolada sipas dëshirës, më e trashë ose e hollë. Rolada e mbështjellë vihet në tepsi dhe futet në furrë për t’u pjekur 25 minuta, pastaj largohet folia dhe pjekja vazhdon edhe pak, sa të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Pasi të ftohet pak, pritet me thikë të sprehur mirë, paloset në pjatë ovale të nxehtë dhe shërbehet me salcë beshamelli me kaçkavall dhe sallatë stine. 

(Kosova Sot)

 

5 orë e 49 minuta më parë
18/01/18
aaaaaaaa