Receta e Cekës: LLOKUME

  • 21 December 2017 - 08:30
Receta e Cekës: LLOKUME

PËRBËRËSIT:

900 gr miell,

3 vezë,

1/2 kg kos,

1 pluhur paste,

1 lugë çaji sodë buke (ose 2 lugë sodë, pa pluhur paste),

kripë,

vaj.

Tunden vezët me pirun. Shtohet kripë dhe pastaj shtohet edhe masa e kosit. Gradualisht hidhet mielli, duke e përzier me lugë. Brumi derdhet në tavolinë të përmillur dhe ngjeshet pak, sa mos të ngjitet për duar. Pasi të pushojë ½-1 orë, brumi hollohet në trashësi gishti. Priten llokumet e madhësisë së dëshiruar dhe fërgohen nga të dyja anët në mjaft vaj të nxehtë. Shërbehen me djathë, speca me gjizë, kos etj. Brumi për llokumin mund të mbushet me vezë të përziera me djath. Në këtë rast brumi hollohet mjaft pasiqë duhet të paloset.

(Kosova Sot)