Reçeta e Cekës - Ëmbëlsirë me hurma - Reçeta - Kosova Sot
Reçeta e Cekës - Ëmbëlsirë me hurma

Reçeta e Cekës - Ëmbëlsirë me hurma

PËRBËRËSIT;

400 gr hurma të pastruara nga farat, 250 gr arra të bluara, 250 gr rrush të thatë, 1 dcl rum, 100 gr sheqer pluhur, 4 lugë lëng portokalli, lëvore portokalli e kaluar në rende. Rrushi ulet në rum ½ ore. Hurmat e pastruara bluhen. Hidhet sheqer dhe pastaj 4 lugë lëng portokalli. Shtohet rrushi, 200 gr arra të bluara, lëvore portokalli dhe masa përzihet mirë.

Në folie në formë katërkëndëshi hidhen arra të bluara dhe masa e përgatitur vihet për së gjati duke ia dhënë formën e sallamit ose kulmit. Nga ky brumë mund të bëhen edhe gogla, të cilat kalohen në arra të bluara. Në pjatë, ku do të shërbehen, në mes vendoset sallami i prerë në thela, kurse anash goglat. Mund të zbukurohet me zhele bonbone. Ëmbëlsira shërbehet me shampanjë ose kafe. 

(Kosova Sot)

5 orë e 31 minuta më parë
21/05/18