Reçeta e Cekës: Çorbë me thjerrëza - Reçeta - Kosova Sot
Reçeta e Cekës: Çorbë me thjerrëza

Reçeta e Cekës: Çorbë me thjerrëza

PËRBËRËSIT: 1/2 kg thjerrëza, 1 kokë qepë, 1 kokë hudhër, 250 gr mish të tharë, 1 lugë gjalpë, 1 lugë miell, pak specall, kripë. Thjerrëza lahet dhe ulet në ujë të ftohtë 7-8 orë para zierjes. Pas kësaj kohe, derdhet uji, hidhet ujë i pastër, futet qepa e pastruar dhe hudhra në të. Zihet rreth 2 orë. Veçant zihet mishi i tharë. Pasi të jetë zier, thjerrëza mund të kalohet në sitë, ose bluhet me blender elektrik. Në enë për çorbë, bëhet fërgesa nga yndyra, mielli dhe specalli, hidhet thjerrëza e shtypur, përzihet dhe hidhet uji në të cilin është zier mishi i tharë. Mishi pritet në copa të vogla dhe vihet në çorbë. Zihet edhe 10 minuta dhe nëse është e nevojshme kriposet. Çorba mund të thartohet me pak uthull, ose pak para përfundimit të zierjes shtohet pak salcë domatesh.

(Kosova Sot)

22 orë e 10 minuta më parë
25/04/18