Receta e Cekes: PASTË ME SHTRESA - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekes: PASTĖ ME SHTRESA

Receta e Cekes: PASTĖ ME SHTRESA

PËRBËRËSIT:

1 margarinë,

3 vezë,

1 gotë qumësht,

1 qeskë maja,

3 lugë sheqer,

900 gr xhem kaçash ose kajsishë,

400 gr arra të grimcuara,

800 gr miell,

1 lëvore limoni e kaluar në rende,

1 sheqer vanileje.

Tundet margarina e zbutur me vezë. Shtohet maja e ardhur me qumësht të vakët dhe sheqer. Kësaj mase i shtohen sheqer vanileje, lëvorja e limonit dhe mielli. Gatuhet një brumë i butë, ngjeshet mirë dhe ndahet në 8 pjesë. Një pjesë e brumit rrafshohet në tepsi të rrumbullakët ose katrore të lyer me yndyrë. Pasi të lyhet me vaj e tërë sipërfaqja, lyhet edhe me xhem, pastaj hidhen arra të grimcuara mbi tërë sipërfaqen. Edhe pjesët të tjera të brumit palosen njëra mbi tjetrën, me ndihmë të një letre pergamenti e cila pritet në madhësi të tepsisë. Brumi rrafshohet në tërë sipërfaqen e letrës, pastaj me kujdes hidhet në tepsi mbi petën paraprake të lyer me xhem e arra. Çdo petë lyhet me vaj, xhem dhe arra të grimcuara. Peta e fundit lyhet vetëm me vaj dhe pastaj vendoset në vend të ngrohtë për të ardhur brumi 1 orë. Piqet në furrë me temperaturë 180 gradë C. Nëse skuqet në sipërfaqe, mbulohet me letër gjersa të piqet edhe në brendi. Pasi të largohet nga furra, lyhet me xhem, mbi hidhen arra të grimcuara dhe sheqer pluhur. Pasi të ftohet, pritet në kubikë ose në formë rombi.

(Kosova Sot)

23 orë e 13 minuta më parë
16/01/18
aaaaaaaa