Reçeta e Cekës- Kurorë me mish qengji

  • 30 December 2017 - 14:37
Reçeta e Cekës- Kurorë me mish qengji

Reçeta e Cekës- Kurorë me mish qengji

PËRBËRËSIT: • Afro 2. 5 kg mish qengji (dy palë brinjë), • 150 gr mish të bardhë pule, • 80 gr margarinë, • 2 lugë ajkë të thartë, • 1 tubë qepë të njoma, • 1 kungulleshkë e vogël, • 2 lule të ndara lulelakre, • 2 lugë vaj, • majdanoz të grirë hollë, • kripë, piper. PËR KURORË: 600 gr miell, 1 lugë maja, 2 lugë të vogla sheqer, 3 të verdha vezësh, 3 dcl qumësht, kripë. Zihet brumi me përbërësit e lartpërmendur dhe vendoset në vend të ngrohtë që të vijë. Mishi kriposet, ërkohet me mëlmesa sipas shijes, zhvishen brinjët duke e drejtuar mishin nga pjesa e biftekut. Jepet forma e kurorës duke i bashkuar të dy palët e brinjëve dhe qepur me spango kuzhine. Tepsia ku do të piqet mishi, lyhet me yndyrë, vendoset mishi, derdhet ½ gotë ujë, mbulohet mirë me folie dhe piqet në furrë me temp. 220 gradë C për afro 40 min. Ndërkohë përgatitet bushja. Mishi i pulës pritet në copa të vogla mdhe fërgohet në yndyrë të nxehtë me perimet e prera dhe ëlmesat. Kurora gjysmë e pjekur largohet nga furra dhe mbushet me mishin e bardhë të përgaditur me perime. Futet në furrë të nxehtë edhe për 20 min. gjersa të thuret gërsheta. Brumi i ardhur ndahet në tri pjesë të cilat hollohen në tre shirita dhe thuren në formë gërshete. Mishi i pjekur largohet nga furra për t’u ftohur pak, pastaj mbështillet me gërshetë brumi. Pasi të vijë pak brumi, lyhet me vezë të tundur dhe prapë futet në furrë të nxehtë me temp. 200 gradë C, për t’u pjekur edhe ½ orë së bashku me mishin kurorë.

(Kosova Sot)