Reçeta e Cekës: POGAÇE LULE

  • 30 December 2017 - 18:57
Reçeta e Cekës: POGAÇE LULE

PËRBËRËSIT:

1/2 lit. qumësht, 1 lugë maja, 3 vezë, pak kripë, 1 lugë sheqer, afro 1 kg. miell, 25 gr. gjalpë.

Në masën e qumështit të vakët, shtohet maja e ardhur, 2 vezë të tundura, kripë, sheqer dhe 800 gr. miell. Brumi përzihet me lugë druri gjersa të ndahet nga ena. Masa derdhet në tavolinë të përmillur dhe ngjeshet mirë, gjersa të mos ngjitet për mduar, por të mbetet i but. Kthehet në enë ku është zënë, lyhet me pak vaj dhe mbulohet për të qëndruar në vend të ftohtë tërë natën, ose në temp. dhome gjersa të vijë për afro 2-3 orë. Brumi i ardhur ngjeshet prap dhe tëhollohet në trashësi prej afro 2 cm. Kuleçët nxirren me gotë me grykë të gjërë, lyhen me vaj dhe rradhiten në tenxhere me diametër të gjërë, të lyer me yndyrë, duke e mbuluar gjer në gjysëm njëri tjetrin. Pasi të plotësohet rrethi dhe mesi, e të marrë formën e lules, pogaçja mbulohet dhe pasi të vijë për 1/2 orë, lyhet me vezë të tundur, mbi hidhet susam, nga një grimcë gjalpë dhe futet ena në furrë të ftohtë. Kyqet furra në temp. 200 gradë C. Pas 30 min. nëse ka nevojë mbulohet me letër dhe vazhdon pjekja edhe 30 min. në temp. 180 gradë C. Me brumin e mbetur veprohet njëlloj në tenxh. tjetër të vogël.

(Kosova Sot)