Reçeta e Cekës: Tortë tuneli

  • 02 January 2018 - 19:04
Reçeta e Cekës: Tortë tuneli

Të bardhat e vezëve tunden me shqer. Shtohen dhe përzien me lugë mielli i situr, vaji dhe lëvorja e limonit. Derdhet në gjysmën e tepsisë katrore shporeti, të shtruar me letër të yndyrshme dhe të ndarë me një shirit kartoni. Tundet edhe patishpani i kaftë dhe derdhet në gjysmën tjetër të tepsisë. Piqen në furrë të nxehtë me temp. 200 gradë C. Tunden 6 të verdhat e vezëve me sheqer. Shtohet mielli, përzihet mirë dhe masa hidhet në qumësht të vakët duke e përzier ose tundur vazhdimisht gjersa të vlojë dhe të trashet. Pasi të ftohet pak, shtohet margarini i prerë në copa të vogla dhe vanila. Të gjitha tunden mirë. Në qumësht të nxehtë me sheqer, duke e përzier, hidhet kakaoja, çokollata e grimcuar, margarini i prerë në copa të vogla, arrat e bluara, arrat e grimcuara, keksi i bluar dhe rumi.

Rradhitja: Fillit të kaftë i jiper forma e sallamit dhe vendoset në mes të tabakut, ku do të vendoset torta. Lyhet me një pjesë të fillit të verdhë. Mbulohet me patishpanin e bardhë të spërkatur me qumësht. Lyhet me fillin e verdhë. Mbulohet me patishpanin e kaftë të spërkatur me rum ose lëng porokalli. Lyhet me fillin e verdhë. Pasi të ftohet dhe të forcohet filli, mbi hidhet glazura e përgaditur me 200 gr. çokollatë të shkrirë në avull me 2 lugë qumësht dhe 3 lugë vaj. Torta ftohet mirë pritet në pjesë 1 e 1/2 cm ,dhe shërbehet me vinsanto, shampanjë ose kafe. 

PATISHPANI I BARDHË:

6 të bardha vezësh, 6 l. sheqer, 5 l. miell, 1/2 felxh. k. vaj, lëvore limoni.

PATISHPANI I KAFTË:

5 vezë, 5 lugë sheqer, 5 l. arra të bluara, 2 l. miell. FILLI I VERDHË: 6 të verdha vezësh, 6 lugë sheqer, 6 l. miell, 6 dcl qumësht, 250 gr. margarinë i zbutur, 1 q. vanilje. FILLI I ZI: 2 dcl qumësht, 8 l. sheqer, 2 l. kakao, 100 gr. çokollatë, 125 gr. margarinë, 100 gr. arra të bluara, 100 gr. arra të grimcuara, 200 gr. keks të bluar, 2-3 lugë rum.

GLAZURA: 200 gr. çokollatë. 

(Kosova Sot)