Reçeta e Cekes: QOFTE ME SALCË DOMATESH

  • 09 January 2018 - 08:38
Reçeta e Cekes: QOFTE ME SALCË DOMATESH

PËRBËRËSIT:

1/2 kg mish të bluar, 1 qepë në rende, 1 vezë, majdanoz të grirë hollë, 1 lugë mustardë, kripë, piper dhe vaj për skuqje.

PËR SALCË NEVOJITEN:

4 domate, 3 lugë vaj, 1 qepë e kaluar në rende, 3 thelpinj hudhre, erëza sipas dëshirës, nenexhik, borzilok ose rigon. Në masën e mishit të bluar, hidhen qepa e kaluar në rende, veza e tundur, kripë, piper, majdanoz, mustardë. Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte të cilave u jepet forma e rrumbullakët mose vezake. Palosen në enë qelqi të lyer me yndyrë, e mandej futen në furrë të nxehtë për t’u pjekur. mNë yndyrë të nxehtë, fërgohen qepa dhe hudhra e grimcuar. Kur qepa merr një ngjyrë të kuqërremtë, shtohen domatet e qëruara dhe të prera në kubikë të vegjël, erëzat, kripa dhe piperi. Salca e zier hidhet mbi qofte të pjekura, futet edhe për disa çaste në furrë sa të skuqet në sipërfaqe.

(Kosova Sot)