Reçeta e Cekës- Supë krem nga kërpudhat - Reçeta - Kosova Sot
Reēeta e Cekės- Supė krem nga kėrpudhat

Reēeta e Cekės- Supė krem nga kėrpudhat

PËRBËRËSIT:

200 gr kërpudha të freskëta ose nga konserva, 1/4 lit qumësht, 1 lugë niseshte, 1 lugë gjalpë ose 2 lugë vaj, 1 kokë e vogël qepe, 2 domate, 1 qepë e re, 1 lugë e vogël nane, kripë, vegetë, piper. 

Fërgohet qepa gjersa të marrë ngjyrë të verdhë. Shtohen kërpudhat e prera në pjesë të vogla, domatet e qëruara dhe të prera në kubikë të vegjël, nane e tharë dhe pasi të jenë përzier të gjitha këto, hidhet 1. 5 lit supë mishi ose lëngu i konservës së shampinjoneve bashkë me ujë të nxehtë dhe katrorkë supe. Këto të gjitha zihen 20 minuta, pastaj shtohet niseshte e ulur në qumësht dhe, posa të marrë një valë, hidhet mbi qepa e re e grirë imët. Supa shërbehet e valë. 

(Kosova Sot)

11 orë e 4 minuta më parë
18/02/18