REÇETA E CEKËS: MISH QENGJI ME BAJAME - Reçeta - Kosova Sot
REÇETA E CEKËS: MISH QENGJI ME BAJAME

REÇETA E CEKËS: MISH QENGJI ME BAJAME

PËRBËRËSIT:

1 kg. mish qengji, 2 qepë, 4 domate, 4 lugë vaj, 2 dcl jogurt, 30 gr. bajame të grimcuara, kripë, vegetë, piper, majdanoz të tharë, koriander i tharë, një copëz gjengjefil të kaluar në rende, 1 lugëz specall, sipas dëshirës spec djegës.

Bajamet fërgohen me mëlmesa. (disa bajame veçohen për t’u hedhur mbi gjellë). Shtohet 1 dcl ujë dhe masa bluhet nëblender. Mishi i prerë në copa të vogla fërgohet 5 min. Largohet nga yndyra dhe në të hidhen qepët e grira që të fërgohen gjersatë zbuten. Në enë me qepë, kthehet mishi, hidhet masa e bluar, shtohet jogurti dhe vlojnë së bashku, gjersa masa të trashet. Domatet e qëruara dhe të prera në kubik shtohen në masën e mishit. Gjella kriposet, piperoset, shtohen 2 dcl supë të nxehtë, ena mbulohet dhe në zjarrë të ulët zien 11/2 orë gjersa mishi të zbutet. Gjella e përgaditur në këtë mënyrë vendoset në mes tëpjatës mbi oriz të zier. Mbi mish hidhen bajamet e fërguara.

(Kosova Sot)

11 orë e 37 minuta më parë
15/08/18