Reçeta e Cekës:PITE ME QERSHI

  • 26 January 2018 - 09:04
Reçeta e Cekës:PITE ME QERSHI

PËRBËRËSIT:

200 gr miell, 100 gr gjalpë, 50 gr sheqer pluhur, 1 vezë, lëvore portokalli ose limoni e kaluar në rende, 450 gr qershi, 2 lugë miell misri, 50 gr sheqer.

Në masën e miellit shtohet gjalpi i zbutur i cili përzihet me dorë. Hidhen sheqeri pluhur, lëvorja e portokallit dhe uji. Brumi ngjeshet, mbështillet në plastmasë dhe futet në frigorifer. Ndërkohë, pastrohen qershitë nga bishtat, lahen dhe kullohen mirë. Në enë me diametër 20-22 centimetra shtrohet gjysma e brumit të holluar. Vihen qershitë të cilave u hidhet sheqer dhe miell misri. Hollohet pjesa tjetër e brumit dhe hidhet mbi qershi. Skajet e petës së poshtme të brumit lagen me ujë dhe bashkohen mirë me pjesën e sipërme. Pritet brumi përreth dhe zbukurohet me gishtërinj ose me thikë. Lyhet pitja me të verdhë veze, kurse brumi i mbetur hollohet dhe bëhen zbukurime në formë qershie me fletë. Prapë lyhet me vezë dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për afro 30-35 minuta. Nëse duam kore kërce, 5 minuta para se të largohet nga furra, lyhet me ujë dhe i hidhet pak sheqer.

(Kosova Sot)