Reçeta e Cekës: Simitë me pemë - Reçeta - Kosova Sot
Reēeta e Cekės: Simitė me pemė

Reēeta e Cekės: Simitė me pemė

PËRBËRËSIT:

1 lugë maja, 80 gr sheqer pluhur, 1 vezë, 2 dcl qumësht të vakët, 80 gr gjalpë, 450 gr miell, 1/2 lugë kripë, pak kanellë, 50 gr kajsi të grimcuara, 25 gr rrush të tharë, 1 lugë sheqer të kafenjtë. 

Ulet maja në pak qumësht të vakët me një lugë sheqer. Në masën e miellit derdhen maja e ardhur, veza, qumështi, gjysma e gjalpit, kripa, kanella dhe gjysma e sheqerit pluhur. Gatuhet një brumë i cili ngjeshet mirë në tavolinë të përmillur. Brumi vendoset në enë ku do të vijë për një orë, gjersa të dyfishohet masa. Në tavolinë të përmillur ngjeshet brumi i ardhur dhe tëhollohet në katrorë me diametër 25 x10 centimetra. Mbi sipërfaqe hidhet gjalpi i prerë në fletëza, gjysma e mbetur e sheqerit pluhur dhe pemët. Mbështillet në role dhe pritet në 9 pjesë të barabarta, të cilat vihen në tepsi të lyer me yndyrë. Mbi hidhet sheqer me ngjyrë të murme, mbulohet dhe lihet të vijë 15 minuta. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për 25 minuta.

(Kosova Sot)

16 orë e 22 minuta më parë
25/02/18