Reçeta e Cekës: DOMATE TË MBUSHURA - Reçeta - Kosova Sot
Reçeta e Cekës: DOMATE TË MBUSHURA

Reçeta e Cekës: DOMATE TË MBUSHURA

PËRBËRËSIT:

1 kg domate të shëndosha të forta, 1/2 kg mish të bluar, 1 filxhan kafeje oriz gjysmë të zier në ujë të njelmët, 1 qepë, 100 gr gjalpë, 1 gotë ajkë, 2 vezë, kripë, piper, 1/2 tubë majdanoz.

Pritet pjesa e sipërme e domateve dhe thellohet me thikë. Qepa fërgohet gjersa të zverdhet, shtohet mishi dhe fërgohet gjersa të zbutet. Në masë të mishit hidhen oriz gjysmë i zier, kripë, piper, majdanozi i grirë hollë dhe të gjitha përzihen mirë. Me këtë masë mbushen domatet e gjelbra dhe palosen në enë të lyer me yndyrë. Mbi çdo domate hidhet nga pak yndyrë dhe piqen 30 minuta. Në gjalpë fërgohet pak miell, shuhet me supë dhe hidhet mbi domate, kthehet ena në furrë për të vazhduar pjekja edhe 15 minuta. Para se të largohen nga furra, mbulohen me vezë të tundura me ajkë dhe vazhdon pjekja edhe 5 minuta.

(Kosova Sot)

20 orë e 19 minuta më parë
16/11/18