Reçeta e Cekës: Petë të mbështjellura - Reçeta - Kosova Sot
Reçeta e Cekës: Petë të mbështjellura

Reçeta e Cekës: Petë të mbështjellura

PËRBËRËSIT:

500 gr. petë të holla për pite, 400 gr djath delesh 3 vezë, 2 lugë qumësht, 200 gr margarinë ose vaj. Tunden vezët me qumësht dhe djath të thërmuar. Priten petët në madhësi prej afro 20x30 cm. Petët lyhen me yndyrë dhe në qoshe hidhet nga mbushja e përgaditur. Palosen petët në formë faculete dhe vendosen në tepsi të lyer me yndyrë.

Piqen në furrë me temp. 200 gradë C për afro 20 min. Petë të mbështjellura mund të përgaditen edhe me mish të bluar. Në këtë rast fërgohet një qepë gjersa të zbutet. Shtohet ½ kg mish i bluar. Fërgohet 5 min, pastaj kriposet, hidhet piper dhe majdanoz i grirë hollë. Lyerja e petëve dhe mbushja bëhen njëlloj sikurse me djath.

(Kosova Sot)

16 orë e 38 minuta më parë
20/08/18