Receta e Cekes:Çorbë me mish viçi dhe lulelakër

  • 08 February 2018 - 14:55
Receta e Cekes:Çorbë me mish viçi dhe lulelakër

PËRBËRËSIT:

600 gr mish (200 gr për çorbë, 400 gr për gjellë kryesore), 1 tubë karota, majdanoz, selino, 2 lugë margarinë, 2 lugë miell, lëngu i një limoni, kripë, piper.

Mishi përvëlohet me ujë të valë, pastaj shpërlahet me ujë të ftohtë dhe vihet në tenxhere me 3 litra ujë. Me mish zihen edhe karotat dhe selinoja, kurse lulelakra hidhet për t’u zier 10 minuta para se të jetë zier mishi dhe larguar nga zjarri. Në enë tjetër me gjalpë, fërgohet mielli, por jo sa të marrë ngjyrë. Shtohet supë pak e nga pak, duke e përzier vazhdimisht, gjersa të krijohet një masë e trashësisë së qullit të hollë-masë e trashësisë së dëshiruar. Hidhen majdanoz i grirë, lëng limoni, 200 gr mish të grimcuar nga supa dhe afro 200 gr lulelakër e ndarë në lule. Pasi të vlohet 5 minuta, shërbehet e nxehtë. 

(Kosova Sot)