Receta e Cekës: SALCË ME SPECA TË KUQ - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekës: SALCË ME SPECA TË KUQ

Receta e Cekës: SALCË ME SPECA TË KUQ

PËRBËRËSIT:

2 speca të kuq mishtakë, të prerë përgjysmë dhe të pastruar nga farat,

1 spec djegës,

150 gr gjalpë të zbutur,

kripë, piper të zi,

1 lugë lëng limoni.

Specat piqen, qërohen dhe bluhen në mikser. Në 1 lugë gjalpë fërgohet speci djegës, gjersa të zbutet, pastaj përzihet në pure speci. Shtohen gjalpi i mbetur, kripa, piperi, lëngu i limonit, përzihet mirë dhe derdhet në enë për salcë. Shërbehet e nxehtë ose e ftohtë. 

(Kosova Sot)

12 orë e 16 minuta më parë
20/06/18