Receta e Cekës: KURORË ME MISH QENGJI - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekës: KURORË ME MISH QENGJI

Receta e Cekës: KURORË ME MISH QENGJI

PËRBËRËSIT:

Afro 2. 5 kg mish qengji (dy palë brinjë),

150 gr mish të bardhë pule,

80 gr margarinë,

2 lugë ajkë të thartë,

1 tubë qepë të njoma,

1 kungulleshkë e vogël,

2 lule të ndara lulelakre,

2 lugë vaj,

majdanoz të grirë

PËR KURORË:

600 gr miell,

1 lugë maja,

2 lugë të vogla sheqer,

3 të verdha vezësh,

3 dcl qumësht, kripë. 

Zihet brumi me përbërësit e lartpërmendur dhe vendoset në vend të ngrohtë që të vijë. Mishi kriposet, fërkohet me mëlmesa sipas shijes, zhvishen brinjët duke e drejtuar mishin nga pjesa e biftekut. Jepet forma e kurorës duke i bashkuar të dy palët e brinjëve dhe qepur me spango kuzhine. Tepsia ku do të piqet mishi, lyhet me yndyrë, vendoset mishi, derdhet ½ gotë ujë, mbulohet mirë me folie dhe piqet në furrë me temp. 220 gradë C për afro 40 min.Ndërkohë përgatitet mbushja. Mishi i pulës pritet në copa të vogla dhe fërgohet në yndyrë të nxehtë me perimet e prera dhe mëlmesat. Kurora gjysmë e pjekur largohet nga furra dhe mbushet me mishin e bardhë të përgaditur me perime. Futet në furrë të nxehtë edhe për 20 min. gjersa të thuret gërsheta. Brumi i ardhur ndahet në tri pjesë të cilat hollohen në tre shirita dhe thuren në formë gërshete. Mishi i pjekur largohet nga furra për tu ftohur pak, pastaj mbështillet me gërshetë brumi. Pasi të vijë pak brumi, lyhet me vezë të tundur dhe prapë futet në furrë të nxethë në temp. 200 gradë C, për tu pjekur dhe 1/2 orë së bashku me mishin kurorë.

(Kosova Sot)

18 orë e 49 minuta më parë
22/09/18