Receta e Cekës:THJERRËZA ME SHPATULL ViÇi
PËRBËRËSIT:
500 gr thjerrëza,
1 qepë,
2 karota,
4 thelpinj hudhre,
gjelbrime, sikurse fletë dafine,
persil,
fletë selinoje,
mish me asht – nga shpatulla ose kofsha,
1 lugë gjalpë, kripë, piper.
Fërgohen qepët, karotat dhe hudhrat. Hidhen thjerrëzat dhe persili. Shtohet mishi i prerë në copa. Gjella zihet në zjarr të lehtë, gjersa të zbutet mishi. Mishi i zier largohet nga ena, kurse thjerrëzave u shtohen gjalpë, mjaft fletë majdanozi dhe selinoje të grira imët. Thjerrëzat hidhen në pjatë ku do të shërbehen, kurse në mes të pjatës vendoset mishi.
(Kosova Sot)