Receta e Cekës: TAVË ELBASANi - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekës: TAVË ELBASANi

Receta e Cekës: TAVË ELBASANi

PËRBËRËSIT: 1 kg mish qengji, 1 kg kos të trashë ose të përzier me ajkë, 2 lugë gjalpë, 1 hudhër e shtypur, 10 kokrra vezë, 2 lugë miell, kripë, specall, piper. 

Mishi pritet në copa racioni, kriposet dhe hidhet në tavë me yndyrë të nxehtë për t’u pjekur. Futet në furrë të nxehtë dhe sa të jetë gjysmë i pjekur, hidhet nga pak ujë i nxehtë gjersa të zbutet mishi. Ndërkohë tunden vezët me kos, shtohen hudhrat e shtypura, mielli i ulur në pak ujë dhe lëng mishi, kripa piperi. Tavës me mish i hidhet një lugë specall, pastaj mbi mish derdhet masa e përzier e vezëve dhe rrafshohet në tërë tavën. Futet në furrë edhe për disa çaste, sa të mpiksen vezët, por të mbesin të buta.

(Kosova Sot)

19 orë e 57 minuta më parë
19/09/18