Reçeta e Cekes: MAKARONA ME SALCË HUDHRASH

  • 17 February 2018 - 10:50
Reçeta e Cekes: MAKARONA ME SALCË HUDHRASH

PËRBËRËSIT:

400 gr makarona, 3-4 lugë vaj ulliri, 2 lugë miell, 5-6 thelpinj hudhre, 350 gr domate, rigon, kripë.

Domatet qërohen, priten në kubikë të vegjël dhe në vaj të nxehtë, fërgohen 15 minuta, pastaj hidhen kripë, piper dhe rigon. Në vaj të nxehtë fërgohet mielli gjersa të marrë ngjyrë të verdhë. Shtohen hudhrat e shtypura dhe sa të përzihen 2-3 herë, shtohet 1 gotë supë katrorke. Ndërkohë, makaronat zihen në mjaft ujë me pak kripë. Kullohen, shpërlahen dhe derdhen në enë ku do të shërbehen. Mbi u hidhet masa e hudhrave dhe domatet e ziera. Përzihen të gjitha dhe shërbehen të nxehta.

(Kosova Sot)