Reçeta e Cekës: Ëmbëlsirë me mjaltë - Reçeta - Kosova Sot
Reçeta e Cekës: Ëmbëlsirë me mjaltë

Reçeta e Cekës: Ëmbëlsirë me mjaltë

PËRBËRËSIT: 3-4 lugë supe mjaltë, e nëse është mjalti i shkrirë, 6 lugë, 1/3 margarinë, 400gr. sheqer, 2 lugë çaji sodë bikarboni, 1 kg. miell, 4 vezë, lëvore limoni. 

FILLI:

1 lit. qumësht, 8 lugë griz, 200 gr. sheqer, 100 gr sheqer pluhur, 250 gr. margarine ose gjalpë, 1 lugë s. kakao.

Mjalti, margarini dhe sheqeri shkrihen dhe sa të vlojnë, largohen nga zjarri. Hidhet 2/3 e masës së miellit e përzier me sodë b. dhe përziet vazhdimisht. Brumi bëhët i shkrifët. Masa hapet që të ftohet, por jo plotësisht. Duke e përzier brumin me mikser për brum, hidhen vezët një nga një dhe masa tjetër e miellit. Brumi tundet mirë e mirë. Pasi të gatuhet një brum i but i njëllojtë, masa ndahet në katër toptha. Brumi i vakët hapet në tepsia të rrumbullakëta të kthyera përmbys dhe të shtruara me letër pergamenti me diametër 30 cm. Mirë është që brumi të hapet në katër tepsia dhe atë, sa është i vakët. Piqet njëra pas tjetrës në furrë me temperaturë 180 gradë C. Posa të marrë ngjyrë të artë, largohet nga furra. Nëse brumi shtrohet në tepsi të lyer me yndyrë e jo në letër pergamenti, atëherë posa të largohet nga furra, nën koren e nxehtë, futet maja e thikës dhe në këtë mënyrë korja lehtë largohet nga tepsia. Për fillin vlohet 1 litër qumësht me 200 gr. sheqer. Hidhen 8 lugë ermik dhe zihet 10 min. Largohet nga zjarri dhe mbulohet me pecetë të lagur. Veçan tunden 250 gr. margarinë e zbutur me 100 gr. sheqer pluhur dhe bashkohen me kremin e vakët. Pasi të përzihet mirë, kremi ndahet në dy pjesë. Njërës pjesë i shtohet 1 lugë kakao. Në enë ku do të vendoset ëmbëlsira, vendoset një kore e cila lyhet me gjysmën e fillit të bardhë. Vehet korja e dytë. Lyhet me fillin e kaft. Vehet korja e tretë, filli i bardhë dhe në fund korja e katërt dhe e tërë sipërfaqja dhe anët lyhen me fill të kaft. Pasi të ftohet mire në frigorifer, mirë është një ditë pas, pritet në pjesë të holla, përafërsisht në 70-80 copë.  

(Kosova Sot)

21 orë e 18 minuta më parë
25/09/18