Receta e Cekes: MISH ME BAJAME - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekes: MISH ME BAJAME

Receta e Cekes: MISH ME BAJAME

PËRBËRËSIT:

• 800 gr mish kofshe,

• 2 lugë miell,

• 5 lugë vaj,

• 1 majë luge xhenxhefil dhe arrë moskati në rende,

• specall djegës,

• 2 qepë,

• 3 thelpinj hudhre,

• 1 qepshe supë mishi,

• 400 gr domate,

• kripë, piper,

• 25 gr gjalpë,

• 50 gr bajame,

• 250 gr oriz, majdanoz.

Mishi pritet në katrorë të vegjël, kalohen copat e mishit në miell dhe skuqen në vaj të nxehtë. Pasi të shteret lëngu, largohet nga yndyra dhe vendosen në pjatë të nxehtë. Në vaj hidhen erëzat dhe përzihen një minutë. Shtohet qepa e grirë imët, hudhra e shtypur dhe pak specall. Kthehet mishi në vaj me erëza dhe qepë. Hidhet supa e mishit ose supë katrorkë, domatet e qëruara dhe të prera në katrorë të vegjël. Kriposet, piperoset sipas shijes dhe përzihet me kujdes. Në tenxhere të mbuluar gjella zien 1 ½ - 2 orë. Kohë pas kohe shkundet ena. Gjysmë orë para përfundimit, zbulohet ena, në mënyrë që lëngu të shteret. Zihet pilafi në mënyrë të rëndomtë. Pilafit mund t'i shtohen kërpudha ose bizele. Para servimit fërgohen bajamet e qëruara. Gjella shërbehet me pilaf. Mbi hidhen bajamet e fërguara dhe zbukurohet me majdanoz.

(Kosova Sot)

3 orë e 37 minuta më parë
24/06/18