Reçeta e Cekës- Mëlqi me kos

  • 25 February 2018 - 11:33
Reçeta e Cekës- Mëlqi me kos

MËLQi ME KOS PËRBËRËSIT: mëlqi viçi ose qengji, vaj për fërgim, kripë, 1 lugë miell, kos, hudhër. Mëlqitë priten në copa të vogla dhe fërgohen në vaj të nxehtë. Para se të largohen nga zjarri hidhet pak miell dhe fërgohet me mëlqi. Kriposen dhe piperosen sipas shijes. Mëlqitë e fërguara vehen në pjatë ku do të shërbehen. Mbi u hidhet kos me hudhër, majdanoz i grirë hollë dhe shërbehen. 

(Kosova Sot)