Receta e Cekes: OMËLETË E PËRZIER

  • 26 February 2018 - 08:48
Receta e Cekes: OMËLETË E PËRZIER

PËRBËRËSIT PËR NJË PERSON:

• 2 vezë,

• 2 lugë qumësht,

• proshutë të grimcuar,

• spec të verdhë dhe të kuq të prerë imët,

• domate e pastruar nga farat dhe e prerë në kubikë të vegjël,

• djathë sipas dëshirës,

• kaçkavall parmezan,

• vaj, kripë, piper.

Në vaj të nxehtë fërgohen proshuta dhe speci, pastaj shtohen domatja dhe djathi. Vezët me 2 lugë qumësht tunden me pirun dhe hidhen mbi masën e fërguar. Tigani lakohet andej-këndej, në mënyrë që të gjithë përbërësit të bashkohen me vezët. Mbi hidhet djathi parmezan. Omëleta e përgatitur paloset në dy pjesë dhe shërbehet e nxehtë.

(Kosova Sot)