Receta e Cekes: GJOKS PULE I MBUSHUR ME DJATHË

  • 27 February 2018 - 08:39
Receta e Cekes: GJOKS PULE I MBUSHUR ME DJATHË

PËRBËRËSIT:

• 2 fileta pule,

• 2 fletë lakre të fletëzuar ose

• 3-4 fletë spinaqi,

• 2-3 lugë djathë të bardhë,

• 2 thela proshutë të prerë hollë,

• kripë, piper,

• sallatë të gjelbër.

Mishi hollohet duke e rrahur lehtë. Lakra ose spinaqi zihen disa sekonda në ujë të valë, pastaj kullohen dhe priten imët. Bashkohen me djathin e thërrmuar dhe, nëse ka nevojë, kriporet, hidhet piper. Mishi vendoset në celofan. Mbi mish të sheshuar vendoset proshuta e hollë, pastaj lyhet me masën e përgatitur. Mishi mbështillet në role me ndihmë të celofanit. Role mbështillet me alufolie dhe në furrë të nxehtë piqet 30 minuta. Pasi të ftohet pak, largohet nga folja dhe çdo role pritet në 6 pjesë. Shërbehen nga 3 pjesë të shoqëruara me brumëra dhe sallatë të gjelbër. pjatë ku do të shërbehen me oriz. Salca e përgatitur shërbehet veçan. Zbukurohen me limon dhe kopër. 

(Kosova Sot)