Receta e Cekes: BISKOTA ME GLAZURË TË BARDHË - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekes: BISKOTA ME GLAZURË TË BARDHË

Receta e Cekes: BISKOTA ME GLAZURË TË BARDHË

PËRBËRËSIT:

• 250 gr. arra të bluara,

• 200 gr. sheqer,

• 2 vezë,

• lëvore limoni,

• 80 gr. sheqer pluhur.

Një vezë dhe një e verdhë veze, rrahen me sheqer. Shtohen arrat dhe lëvorja e limonit. Masa përzihet mirë dhe derdhet në tavolinë të përmillur. Brumi tëhollohet në trashësi prej ½ cm. E bardha e vesë, 1 lugëz lëng limoni dhe 80 gr. sheqer pluhur, tunden në shkumë. Me masën e tundur, lyhet e tër sipërfaqja e holluar. Priten biskota formash të ndryshme, të rrumbullakët, në formë shkopinjësh e tj. dhe vendosen në tepsi të lyer me yndyrë. Futen në furrë të nxehtë me temp. 100 gradë C. Piqen ngadalë, në mënyrë që glazura të mbetet e bardhë.

GLAZURË E BARDHË PËRBËRËSIT:

•150 gr sheqer,

•1 e bardhë veze,

• lëngu i gjysmë limoni.

Përbërësit tunden mirë. Që glazura të forcohet, ëmbëlsirat e lyera futen në furrë të vakët që të thahet glazura. Me glazurë të bardhë zakonisht lyhen ëmbëlsirat e thata.

(Kosova Sot)

33 minuta më parë
25/06/18