Receta e Cekes: SALLATË NGA MISRI DHE BIZELET - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekes: SALLATË NGA MISRI DHE BIZELET

Receta e Cekes: SALLATË NGA MISRI DHE BIZELET

PËRBËRËSIT:

• 300 gr misër,

• 300 gr bizele,

• 2 lugë majonezë,

• majdanoz të grirë hollë,

• 2-3 lugë vaj ulliri,

• 1/4 gotë ujë,

• kripë, piper,

pak sheqer.

Zihen veçan bizelet dhe misri. Sa të zbuten, kullohen dhe lihen anash. Vaji përzihet me majonezë dhe ujë, kriposet, piperoset, hidhet mbi bizele e misër dhe derdhet në enë porcelani ku do të shërbehet. Sallatës i hidhet majdanozi i grirë hollë dhe shërbehet e ftohtë.

(Kosova Sot)

10 orë e 3 minuta më parë
23/06/18