Receta e Cekës: Supë me brumça mëlqie - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekës: Supë me brumça mëlqie

Receta e Cekës: Supë me brumça mëlqie

PËRBËRËSIT:
• 150 g mëlçi të bluara,
• 50 g gjalpë,
• 1 kokë qepë e kaluar në rende,
• 1/2 tubë majdanoz,
• 1 lugë e vogël rigon,
• 75 g galetë,
• 1 vezë, kripë, piper, moskat,
• 1. 5 litër supë mishi ose katrorke.

Fërgohet qepa gjersa të zverdhet. Shtohen rigon, majdanoz, përzihet dhe largohet nga zjarri. Bëhet përzierja e mëlçisë me galetë, vezë, kripë, piper e moskat dhe përzihet me qepë. Me dy lugë të vogla formohen brumçat. Më parë hidhet vetëm një në supë të valë. Nëse janë shumë të buta, i shtohet një lugë ermik, kurse nëse janë të forta edhe pak galetë. Brumçat qëndrojnë në supë të valë 10 minuta pa vluar. Mbi i hidhet majdanoz i grirë hollë.

(Kosova Sot)

22 orë e 37 minuta më parë
23/06/18