Receta e Cekës: Toptha Soje

  • 03 March 2018 - 23:30
Receta e Cekës: Toptha Soje

PËRBËRËSIT:
 150 gr lëvore soje,
 2 vezë,
 1 kifle, kripë,
 piper, majdanoz,
 disa thelpinj hudhre,
 1 dcl vaj ulliri.

Lëvores së dehidruar të sojës i shtohen vezët, një kifle e zbutur në qumësht ose 1 rriskë bukë bajate, kripë, piper, hudhër e shtypur (mund t’i shtohet pak proshutë e grimcuar). Pasi të përzihet mirë, masa futet në frigorifer për të qëndruar 30 minuta. Nga masa e përgatitur formohen toptha të vegjël madhësie topi tenisi. Fërgohen në vaj të nxehtë nga të gjitha anët, ose pak të shtypura piqen në skarë. Shërbehen si shtesë garniture. 

(Kosova Sot)