Reçeta e Cekës: Papaz jahni turke

  • 05 March 2018 - 15:58
Reçeta e Cekës: Papaz jahni turke

PËRBËRËSIT:

1 kg mish viçi i yndyrshëm, 1 kg qepë, 7 kokë hudhre, 2 karota, 1 tubë majdanoz, 4-5 patate, 150 gr gjalpë, kripë, piper, specall, 2-3 lugë uthull. Mishi pritet në copa, kriposet, i hidhen piper dhe specall, përzihet mirë dhe qëndron gjersa të përgatiten perimet. Në yndyrë të nxehtë hidhen mepët e grira që të fërgohen pak. Hidhen specall, mpiper kokërr dhe të bluar. Në masën e qepëve shtohen hudhrat e tëra, të pastruara vetëm nga fletët e sipërme, karotat e prera në rrathë, patatet e qëruara të prera në katër pjesë, mishi i mkriposur, majdanozi, uthulla, vegeta, 1 fletë dafine dhe të gjitha përzihen mirë. Perimet me mishin epërgatitur, derdhen në tavë dheu ku do të piqen. Hidhet pak ujë i vakët, ena mbulohet, futet në furrë të nxehur mirë, pas 20 minutash ulet temperatura dhe në zjarr të ulët piqet për afro 2-3 orë gjersa të shteret lëngu dhe të zbutet mishi. Papaz jahnia shërbehet në tavë ku edhe është pjekur. Me papaz jahni shërbehen pitalka të vogla dhe speca turshi.

(Kosova Sot)