Receta e Cekes: PËRPEQ I MIRË - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekes: PËRPEQ I MIRË

Receta e Cekes: PËRPEQ I MIRË

PËRBËRËSIT:

• 1 kg miell,

• 1 lugë vaj, kripë,

• 200 gr. gjalpë.

MBUSHJA: Sikurse e pites katullaqe.

Nga brumi i përgatitur sikurse për çdo pite, gatuhen 20-25 toptha. Ndahen dhe hollohen 4 petë të cilat piqen nga të dyja anët. Nga kuleçtë e tjerë përgatiten dy katmerë. Në tepsi të lyer me yndyrë, vihet njëri katmer i cili ngritet nga rrethi i tepsisë, sa për kurorë rrethi. Vihen dy petët e pjekura njëra mbi tjetrën duke i lyer me yndyrë. Hidhet mbushja e përgatitur, shtrihet mirë, e mbi të edhe dy petët e tjera të pjekura. Mbi petë hidhet katmeri i dytë, skajeve bashkohet me katmerin e parë, pastaj formohet kurora e hollë e rrethit të përpeqit. Mbi lyhet me yndyrë dhe futet në furrë të nxehtë në fillim me temperaturë 250 gradë C, pastaj ulet temperatura në 200 gradë C për t'u pjekur gjersa të skuqet.

(Kosova Sot)

20 orë e 37 minuta më parë
25/09/18