Biskota me glazurë të bardhë

  • 09 March 2018 - 08:29
Biskota me glazurë të bardhë

PËRBËRËSIT:
• 250 gr. arra të bluara,
• 200 gr. sheqer,
• 2 vezë,
• lëvore limoni,
• 80 gr. sheqer pluhur.

Një vezë dhe një e verdhë veze, rrahen me sheqer. Shtohen arrat dhe lëvorja e limonit. Masa përzihet mirë dhe derdhet në tavolinë të përmillur. Brumi tëhollohet në trashësi prej ½ cm. E bardha e vesë, 1 lugëz lëng limoni dhe 80 gr. sheqer pluhur, tunden në shkumë. Me masën e tundur, lyhet e tër sipërfaqja e holluar. Priten biskota formash të ndryshme, të rrumbullakët, në formë shkopinjësh e tj. dhe vendosen në tepsi të lyer me yndyrë. Futen në furrë të nxehtë me temp. 100 gradë C. Piqen ngadalë, në mënyrë që glazura të mbetet e bardhë.

GLAZURË E BARDHË

PËRBËRËSIT:
•150 gr sheqer,
•1 e bardhë veze,
• lëngu i gjysmë limoni.

Përbërësit tunden mirë. Që glazura të forcohet, ëmbëlsirat e lyera futen në furrë të vakët që të thahet glazura. Me glazurë të bardhë zakonisht lyhen ëmbëlsirat e thata.

(Kosova Sot)