Recete e Cekës: Musaka me kungulleshkë

  • 18 March 2018 - 09:51
Recete e Cekës: Musaka me kungulleshkë

PËRBËRËSIT:

  •  1 kg kungulleshka,
  •  2 qepë,
  •  2 speca të prerë në
  • kubikë,
  •  300 gr mish të bluar,
  •  2 karota,
  •  2 domate,
  •  1 gotë ajkë,
  •  100 gr kaçkavall,
  •  kripë, piper, kurry,
  •  1 fletë dafine,
  •  2 kokrra vezë, miell, vaj. 

Kungulleshkat lahen, u hiqet cipa duke i gërryer me thikë, priten në rrathë, kripohen, kalohen në miell dhe fërgohen në yndyrë të nxehtë. Qepa pritet imët, fërgohet, shtohen specat, karotat në rende, mishi, kripa , piperi, e kurry dhe domatet e qëruara e të prera imët dhe të gjitha fërgohen pak. Në tavë të lyer radhiten kungulleshkat duke e mbuluar fundin e tavës, hidhet gjysma e kimës, rrafshohet mirë, mbulohet me kungulleshka, shtrohet prapë kima e mbetur dhe në fund mbulohet me kungulleshka. Para se të futet në furrë, musakaja mbulohet me vezë të tundura me ajkë dhe mbi spërkatet me pak gjalpë e kaçkavall. Piqet afro 30 minuta në furrë me temperaturë mesatare. 

(Kosova Sot)