Receta e Cekës: Pogaçe lule

  • 20 March 2018 - 14:11
Receta e Cekës: Pogaçe lule

PËRBËRËSIT:

1/2 lit. qumësht, 1 lugë maja, 3 vezë, pak kripë, 1 lugë sheqer, afro 1 kg. miell, 25 gr. gjalpë. 

Në masën e qumështit të vakët, shtohet maja e ardhur, 2 vezë të tundura, kripë, sheqer dhe 800 gr. miell. Brumi përzihet me lugë druri gjersa të ndahet nga ena. Masa derdhet në tavolinë të përmillur dhe ngjeshet mirë, gjersa të mos ngjitet për duar, por të mbetet i but. Kthehet në enë ku është zënë, lyhet me pak vaj dhe mbulohet për të qëndruar në vend të ftohtë tërë natën, ose në temp. dhome gjersa të vijë për afro 2-3 orë. Brumi i ardhur ngjeshet prap dhe tëhollohet në trashësi prej afro 2 cm. Kuleçët nxirren me gotë me grykë të gjërë, lyhen me vaj dhe rradhiten në tenxhere me diametër të gjërë, të lyer me yndyrë, duke e mbuluar gjer në gjysëm njëri tjetrin. Pasi të plotësohet rrethi dhe mesi, e të marrë formën e lules, pogaçja mbulohet dhe pasi të vijë për 1/2 orë, lyhet me vezë të tundur, mbi hidhet susam, nga një grimcë gjalpë dhe futet ena në furrë të ftohtë. Kyqet furra në temp. 200 gradë C. Pas 30 min. nëse ka nevojë mbulohet me letër dhe vazhdon pjekja edhe 30 min. në temp. 180 gradë C.

Me brumin e mbetur veprohet njëlloj në tenxh. tjetër të vogël. VARIANT: Brumi i ardhur ndahet në dy pjesë. Hollohet në katrorë në trashësi 1 cm. Hidhet mbi brum 50 gr. margarinë i kaluar ne rende, pastaj brumi mbështillet në role. Pritet në disa pjesë. Dy pjesët anësore të prera lehen anash, kurse mesi vendoset me kujdes në gjysmën e tenxheres së lyer. Njëlloj veprohet edhe me gjysmën tjetër të brumit të cilit i hidhet margarinë, mbështillet në role dhe vendoset në gjysmën tjetër të tenxheres. Në mes vendosen katër pjesët anësore. Lyhet me vezë dhe futet në furrë të ftohtë. Kyqet furra në 200 gradë C, pas 30 min. ulet temp. në 180 gradë C dhe vazhdon pjekja edhe 40 min. Nëse ka nevojë mbulohet me letër. 

(Kosova Sot)