Receta e Cekës: Kryelanë me miell misri dhe gruri

  • 21 March 2018 - 19:13
Receta e Cekës: Kryelanë me miell misri dhe gruri

PËRBËRËSIT:

10 lugë miell misri

 6 lugë miell gruri,

 4 vezë,

1 gotë kos ose qumësht,

3 filxhanë kafeje vaj ose gjalpë,

1 filxhan kafeje ujë mineral,

1 pluhur paste,

300 gr djathë.

Në masën e vezëve të tundura hidhen djathi i troshitur dhe përbërësit e tjerë. Përzihen mirë dhe derdhen në tepsi të lyer me yndyrë. Piqet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 gradë C gjersa të skuqet. Në brumë mund të shtohen ½ kg spinaq i grirë, seklla ose fletë preshi të prerë imët dhe të zier pak në yndyrë.

(Kosova Sot)