Receta e Cekës: Çorbë e përzier

  • 24 March 2018 - 15:29
Receta e Cekës: Çorbë e përzier

PËRBËRËSIT:
 200 gr mish të tymosur me dhjamë,
 1 spec i gjelbër,
 400 gr patate,
 1 lugë gjalpë,
 1 qepë,
 1 lugë miell,
 1/2 lit supë bazë,
 200 gr ajkë, kripë, piper,
 1 lugë e vogël moskat,
 300 gr misër konserve,
 100 gr mish gaforreje ose pule

Mishi i tharë pritet në pjesë të vogla. Grihet qepa, kurse patatet dhe speci priten në copa të vogla. Fërgohet mishi në yndyrë të nxehtë gjersa të shkrihet dhjami. Shtohen perimet e prera dhe fërgohen 7-8 minuta duke i përzier kohë pas kohe. Hidhet miell, përzihet gjersa të ndërrojë ngjyrën, shtohet gjysma e supës duke e përzier vazhdimisht dhe gjella vlohet në zjarr të ngadaltë gjersa të zbuten patatet. Pjesa tjetër e supës përzihet me ajkën e tundur, 1 gotë ujë të vakët dhe i shtohet çorbës. Pasi të zihet edhe 10 minuta, shtohen mishi dhe misri. Zihen së bashku edhe disa minuta dhe shërbehet e nxehtë si gjellë kryesore. 

(Kosova Sot)