Receta e Cekës: Corbë me spinaq

  • 24 March 2018 - 22:32
Receta e Cekës: Corbë me spinaq

PËRBËRËSIT:
 1 qepë e vogël,
 1/4 kg spinaq,
 1 karotë e kaluar në rende, hithra,
 1 lugë ermik ose miell misri, disa fije majdanozi,
 kripë, vegetë, piper, specall,
 2-3 thelpinj hudre,
 2 lugë vaj.

Në ujë të njelmët me yndyrë hidhen qepa, karota dhe pasi të zbuten pak, shtohen spinaqi dhe hithrat e bluara në mikser dhe zihen 15 minuta. Shtohet ermiku i ulur në ujë të ftohtë dhe vazhdon zierja edhe 8 minuta. Çorbës së gatshme i shtohen kripë, piper, specall dhe majdanoz i grirë hollë. Shërbehet e nxehtë. 

(Kosova Sot)