Receta e Cekës- Kryelanë misri me hithra

  • 16 May 2018 - 14:12
Receta e Cekës- Kryelanë misri me hithra

PËRBËRËSIT:

1 gotë miell gruri, 2 gota miell misri, 1 gotë vaj, 1/2 litër qumësht, 200 gr djathë, 4 vezë, kripë, 1 pluhur paste, hithra të reja. Hithrat pastrohen, përvëlohen dhe priten imët. Vezët tunden, shtohen vaji dhe qumështi. Hidhet mielli i përzier me pluhur paste. Kësaj mase i shtohen hithrat, djathi i troshitur, përzihet mirë dhe hidhet në tepsi të lyer me yndyrë dhe të nxehur mirë.

Piqet në furrë të nxehtë për afro ½ ore. Brumi duhet të jetë sadopak i hollë, sepse mielli i misrit e thith lagështirën. Në vend të hithrave, mund të përdoret spinaqi. Në këtë rast nuk duhet të zihet spinaqi, por vetëm të kullohet mirë, të kriposet dhe t’i shtohet masës.

(Kosova Sot)