Receta e Cekes: TORTA “BOHEM”

  • 19 May 2018 - 13:19
Receta e Cekes: TORTA “BOHEM”

PËRBËRËSIT: 10+6 kokë vezë, 250 gr sheqer pluhur, 500 sheqer, 15 gr kakao pluhur, 300 gr lajthi të pjekura dhe të bluara, 2 lugë niseshte, 1 sheqer vanileje, 2 radhë çokollatë + 100 gr çokollatë për glazurë, 200 gr gjalpë, lëvorja e portokallit e kaluar në rende. Kyçet furra në temperaturë 170 gradë Celsius. Tunden 10 të bardha vezësh, shtohet sheqeri pluhur dhe vazhdon tundja gjersa të bëhet një marengë e dendur. Kësaj mase i shtohen kakaoja dhe lajthitë e bluara. Ndahet në tri pjesë dhe piqet veç e veç në kallëp për tortë të shtruar me letër të yndyrshme. Pasi të ftohen, koret lyhen me krem. Kremi i parë: 2 dcl qumësht vlohen me 250 gr sheqer. 6 të verdhat e vezëve tunden me vanilje, shtohet niseshtja e ulur në 1 dcl qumësht dhe derdhet në qumësht të valë, duke e përzier vazhdimisht gjersa të trashet kremi. Mbulohet me pecetë të lagur gjersa të ftohet. Kremi i dytë: Tundet gjalpi i zbutur gjersa të bëhet shkumë. Tunden në avull 6 vezë me 250 gr sheqer, 2 radhë çokollatë gjersa të trashet kremi. Pasi të ftohet kremi, shtohet gjalpi i tundur dhe përzihet mirë. Korja e parë lyhet me krem të verdhë, pastaj edhe me një shtresë kremi të mbyllët. Kremrat nmmbulohen me koren e dytë e cila njësoj lyhet me të dyja kremrat. Vihet edhe korja e tretë mbi të cilën derdhet glazura e përgatitur nga çokollata, e cila rrafshohet mbi tortë dhe anash torta lyhet me glazurë çokollate. Ftohet mirë, pastaj pritet

(Kosova Sot)