Reçeta e Cekës - Fileta salmoni në folie
PËRBËRËSIT:
1 kg salmon,
2 lugë gjalpë ose margarinë,
1 limon,
pak kripë,
majdanoz,
disa kokrra ulliri,
vaj,
2-3 thelpinj hudhre,
sallatë të përzier patatesh.
Filetat
Filetat e peshkut ndahen në 2 cm. trashësie dhe palosen në 4 folie alumini të lyera me yndyrë. Spërkaten me lëng limoni, piper dhe kriposen, kurse mbi u hidhet sallata. Folia mbyllet mirë. Piqen në furrë ose skarë për 45 minuta. Shërbehen të zbukuruar me ullinj, majdanoz të grirë hollë dhe perime.
(Kosova Sot)