Receta e Cekës: Pite me mish pule

  • 23 May 2018 - 20:04
Receta e Cekës: Pite me mish pule

PËRBËRËSIT:

1 pulë shtëpie, 1 kg petë, 1/2 margarinë, 4 qepë, 1 gotë kos, 2 vezë, kripë, majdanoz. 
 Pula zihet gjersa të zbutet mishi. Pasi të ftohet, pastrohet mishi nga eshtrat dhe pritet imët. Qepët fërgohen gjersa të zbuten, pastaj përzihen me mish. Shtohen piper, majdanoz i grirë hollë dhe mëlmesa të tjera sipas shijes. Tepsia lyhet me yndyrë.

Tri petë, duke i spërkatur me yndyrë, shtrohen në tepsi. Hidhet një shtresë mishi, pastaj petë, lyhet me yndyrë dhe kështu radhë petë-mish. Në fund mbulohet e tëra me dy petë të lyera me yndyrë. Tunden vezët me kos dhe derdhen mbi pite. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 gradë C, pastaj ulet temperatura në 200 gradë C dhe piqet për afro 30-40 minuta.

 

(Kosova Sot)