Receta e Cekës: PALËPETË ME PEMË OSE AKULLORE
PËRBËRËSIT:
10 palëpetë të përgatitura sipas brumit bazë për palëpetë,
1/2 kg pemë të ndryshme,
150 gr sheqer,
5 vezë, akullore me aromë vanileje,
50 gr arra të bluara.
Përzihen arrat me 100 gr sheqer. Me këtë masë mbushen dhe mbështillen palëpetët e pjekura. Palosen në enë qelqi ose tjetër të përshtatshme, kurse mbi u hidhet pjesa e tepruar e arrave me sheqer. Mbi hidhen pemët e prera imët dhe të përziera mirë (mollë, banane, kivi, rrush, ananas, pjeshkë etj. ). Vezët tunden me 50 gr sheqer dhe kjo masë hidhet mbi palëpetë-pemë. Ena futet në furrë të nxehtë për 3-4 minuta. Nga dy palëpetë në pjatë për person, zbukurohen me akullore dhe flegra pemësh të ndryshme.
VARIANT:
Në palpetë të përgaditura, vendosen 3 toptha akullore, mbështillen, mbi u hidhet çokollatë e shkrirë dhe shërbehen në çast.
(Kosova Sot)