Receta e Cekës:Krelanë me duça

  • 12 June 2018 - 19:57
Receta e Cekës:Krelanë me duça

PËRBËRËSIT:

1 kg. miell, 1 lugë kripë, 200 gr gjalpë, djath. Tundet brumi nga mielli kripa dhe aq ujë i vakët, sa të gatuhet një brum pak më i trashë se i flisë. Në tepsi të lyer me yndyrë hidhet brumi dhe futet në furrë të nxehtë me temp 250 gradë C. Pas 10 min. ulet temp. në 200 gradë C për t’u pjekur gjersa të skuqet në sipërfaqe. Krelana e nxehtë shkapuritet më parë me lugë, pastaj me duar imtësohet. Gjalpi i nxehtë hidhet me lugë mbi duça krelane dhe tepsia prap futet në furrë të nxehtë për afro 10 min. Mbi krelanë të nxehtë hidhet djath i troshitur, pastaj shërbehet e nxehtë me speca turshi, kos etj.

 

 

(Kosova Sot)